Akreditimet dhe Partnerët

RRETH EFIT-it
E themeluar në vitin 2011, Shkolla Ndërkombëtare Franceze e Tiranës (EFIT) është një institucion që mirëpret sot mbi 250 nxënës, nga kopshti e deri në gjimnaz. Si anëtare e rrjetit Odyssey Education, shkolla ofron një program unik dygjuhësh, i cili ndërthur programet zyrtare të Edukimit Kombëtar francez (homologimi AEFE) me certifikimet ndërkombëtare të Cambridge. Në një mjedis me përmasa njerëzore, misioni ynë mbetet i pandryshuar: të ofrojmë një shoqërim të personalizuar për çdo fëmijë, për ta udhëhequr atë drejt suksesit akademik dhe përmbushjes personale.
Një kampus i ri për vitin shkollor 2026!
Një kapitull i ri po hapet për komunitetin tonë! Duke filluar nga shtatori 2026, EFI Tirana do të vendoset në një kampus krejtësisht të ri, modern dhe të sigurt me një hapësirë prej 5000 m², i cili ndodhet në Rrugën Jordan Misja, shumë pranë qendrës së qytetit. I projektuar për të mirëpritur deri në 400 nxënës në kushte mësimore të jashtëzakonshme, ky kampuc do të disponojë një infrastrukturë të fjalës së fundit: klasa të bollshme dhe me ajër te kondicionuar, laborator shkencor, hapësira të dedikuara për artet, si dhe një kompleks multisportiv të mbuluar prej më shumë se 600 m². Një mjedis ideal për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
PSE EFIT-in ?
E njohur për filozofinë e saj arsimore, EFIT është një nga institucionet shkollore franceze më prestigjioze të Shqipërisë që bashkon kërkesat arsimore dhe mirëqenien. Të zgjedhësh t’i bashkohesh institucionit tonë, do të thotë të zgjedhësh një arsimim ndërkombëtar në të cilin del në pah ekselenca arsimore franceze.
QASJA PEDAGOGJIKE
Shkolla jonë u ofron nxënësve të saj një arsimim që bashkon “më të mirën e të dy botëve”, duke ndërthurur cilësinë e sistemit arsimor francez me pikat e forta të arsimit ndërkombëtar. Kjo qasje e plotë dhe gjithëpërfshirëse u mundëson çdo nxënësi të zhvillojë dhe të shprehë plotësisht potencialin e tij.
