EKO-GAZETA

KOMITETI E3D

Që prej vitit 2020, Komiteti E3D (Institucion në Përpjekjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm) angazhohet në Shkollën Franceze të Tiranës për të sensibilizuar dhe për të vepruar, në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin mbi mjedisin të bashkësisë sonë shkollore… Konsumi eko-i përgjegjshëm, zhvillimi i qëndrueshëm, ndotja plastike, çrregullimi klimatik janë disa nga temat e studiuara dhe projektet e ndërmarra nga kopshti në Maturë.

Që prej vitit 2020, eko-delegatët angazhohen në EFIT. Ata janë veçanërisht të përfshirë për të mobilizuar të gjithë bashkësinë shkollore rreth çështjeve mjedisore.

CERTIFIKATA EFE3D

Certifikimi EFE3D niveli 2-Thellim (Institucion Francez Éjashtë shtetit në Përpjekjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm) i marrë në fillim të verës 2021 ka bërë të mundur të shpërblehen përpjekjet e të gjithëve, por edhe që komiteti të ridinamizohet drejt aksionesh dhe perspektivash të tjera veçanërisht në lidhje me 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara më 2020. Këta objektiva japin rrugën që duhet ndjekur për të arritur në një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme deri në vitin 2030. Ata u përgjigjen sfidave botërore, veçanërisht atyre që lidhen me varfërinë, pabarazitë, klimën, degradimin e mjedisit, begatinë, paqen dhe drejtësinë.

NXËNËSIT EKO-DELEGATË DHE KOMITETI E3D

Përveç angazhimit të nxënësve eko-delegatë që u bëjnë sfida mujore të gjithëve për të ndryshuar zakonet tona me veprime të vogla që vlejnë, është një komitet i tërë, i quajtur E3D, ku bëjnë pjesë personeli (mësues dhe jo-mësues), nxënës dhe prindër, të cilët punojnë në komisione të specializuara për të vënë në zbatim 3 objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB (Biodiversiteti Tokësor, Biodiversiteti Detar, Solidariteti...) kudo ku është e mundur në institucion.

INSTITUCION FRANCEZ JASHTË SHTETIT NË NJË PËRPJEKJE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EFE3D

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.