FJALA E DREJTUESIT TË INSTITUCIONIT

EFI E TIRANËS

Të dashur prindër, nxënës dhe miq të École Française Internationale de Tirana,
Është kënaqësi e veçantë t’ju urojë mirëseardhjen në faqen tonë të internetit. Shkolla jonë, e rrënjosur në vlerat e persosmerise akademike franceze dhe hapjes ndërkombëtare, është një vend ku mendjet e reja nisin një udhëtim drejt zbulimit, mësimit dhe zhvillimit personal.
Në EFIT, ne besojmë thellësisht se çdo fëmijë zotëron potencial unik dhe meriton vëmendje të veçantë për të kultivuar aftësitë e tij intelektuale, sociale dhe emocionale. Ekipi ynë mësimdhënës, i përkushtuar dhe pasionant, angazhohet për të krijuar një mjedis mësimor kujdesplotë dhe stimulues, ku çdo nxënës inkurajohet të përparojë dhe të rritet si një qytetar global i respektueshëm dhe i përgjegjshëm.
Ne ofrojmë një kurrikul trigjuhëshe—frëngjisht, anglisht dhe shqip— që i vendos nxënësit tanë në një peizazh gjuhësor dhe kulturor të pasur. Ky qasje jo vetëm që zgjeron horizontet e tyre, por edhe i përgatit të kenë sukses në një botë gjithnjë e më të lidhur.
Shkolla jonë ofron një kombinim unik edukimi, duke bashkuar “më të mirën e të dy botëve”: rigorozitetin dhe dallimin akademik te edukimit francez me pikat e forta të edukimit ndërkombëtar. Vlerat e edukimit francez — të njohura për rigorozitetin akademik, theksimin në cilësi dhe përkushtimin ndaj mendimit kritik — shkrihen në mënyrë të natyrshme me parimet e edukimit ndërkombëtar, të cilat nxisin mendjehapjen, kreativitetin dhe një kuptim të thellë të çështjeve globale. Kjo sinergji u ofron nxënësve tanë një edukim të plotë e të balancuar, duke i pajisur me aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer akademikisht, ndërkohë që zhvillojnë kompetenca thelbësore ndërkulturore. Ata mësojnë jo vetëm të zotërojnë njohuritë themelore, por edhe të përgatiten për sfidat e një bote në evolucion të vazhdueshëm, ku inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësorë.

Një tjetër shtyllë e misionit tonë edukativ është angazhimi ynë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe edukimit mjedisor. Ne synojmë t’i ndërgjegjësojmë nxënësit tanë mbi rëndësinë e respektit të thellë ndaj mjedisit dhe t’i ndihmojmë ata të kuptojnë sfidat ekologjike të kohës sonë.

Ju ftoj të eksploroni faqen tonë të internetit për të mësuar më shumë rreth programeve, aktiviteteve jashtëshkollore dhe komunitetit tonë të gjallë shkollor. Për ata që po konsiderojnë të na bashkohen, do të ishim të kënaqur t’ju mirëpresim dhe t’ju tregojmë çfarë e bën shkollën tonë vërtet të veçantë.

 

LACROIX Fabien

Drejtor i Shkollës

 

 

NJË PROGRAM, DY KULTURA

Institucioni ynë është një institucion ndërkombëtar, i hapur ndaj të gjithëve dhe që i bazon parimet e veta në hapjen ndërkulturore dhe shumëgjuhësinë. EFIT ndjek programet franceze dhe synon të jetë një urë midis kulturës franceze dhe kulturës shqiptare, veçanërisht përmes partneritetit dhe takimeve.

TË ZBULOJMË SË BASHKU

Ekipi i EFIT-it ka treguar gjithmonë aftësi shumë të mira përshtatjeje në kushte krize dhe ju mund të mbështeteni te i gjithë personeli yne për ta kthyer këtë vit shkollor në një çast të rëndësishëm bashkëpunimi, dijesh, zbulimi dhe gëzimi.

OBJETIVI I EFI-it

Për në është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë ta zhvillojmë institucionin tonë, ta hapim atë ndaj botës, ta bëjmë edhe më tërheqës, gjithnjë duke ruajtur përmasën miqësore dhe lidhjen e fortë që karakterizon EFIT-in dhe gjithë komunitetin e tij. Së bashku do t’ia dalim mbanë!

Niseni të ardhmen e femijës tuaj që sot!

Regjistrimet për vitin 2026-2027 janë hapura.