MËSIMDHËNIA E GJUHËVE

RRUGËTIME GJUHËSORE

Që në Grupin e Vogël, nxënësit tanë ndjekin mësimin në frëngjisht & në anglisht. Ata përfitojnë të gjithë një mësim të shqipes prej 1 ore e gjysmë në javë.

Lëndët me zgjedhje u lejojnë të ndjekin Latinishten ose përmes CNED të vazhdojnë një gjuhë të cilën e kanë nisur më parë: italisht, kinezisht, rusisht…

NDRYSHIMET MIDIS FLE (FREËNGJISHT GJUHË E HUAJ) DHE FLSCO

Është e rëndësishme të dallohen programet e FLE nga programet e FLSCO sepse gjuha frënge në to mësohet me objektiva shumë të ndryshme:

FLE

FLE, kjo është gjuha franceze e dhënë si një lëndë në një shkollë jo frëngjishtfolëse (për shembull, mësimi i frëngjishtes në një shkollë shqiptare). Mësimi i frëngjishtes në këtë rast është i përqendruar ekskluzivisht në përvetësimin gjuhësor që mund të motivohet nga një kërshëri kulturore, një projekt profesional ose turistik.

FLSco

FLSco, kjo është frëngjishtja e shkollës franceze: ajo që përdoret në klasë nga mësuesit për të mësuar gjuhën frënge, por edhe lëndët e tjera, ajo që flitet në mensë, në oborr… Kështu, objektivi i mbështetjes në FLSco është që t’u mësohet nxënësve gjuha frënge, duke u mësuar njëkohësisht të bëhen nxënës të sistemit shkollor francez, në mënyrë që të munden sa më shpejt të ndjekin tërësinë e mësimeve në klasën e tyre të referencës dhe të ndjekin shkollimin e tyre në shkollën franceze në kushtet më të mira.

PËRZGJEDHJA E NXËNËSVE

Programet e FLSco (Frëngjishtja Gjuhë e Shkollimit) u drejtohen me përparësi nxënësve të sapombërritur në EFIT që nuk janë shkolluar asnjëherë në një sistem francez. Këta nxënës shpesh nuk e zotërojnë ose e zotërojnë në mënyrë të pamjaftueshme gjuhën frënge, por gjithashtu këtë univers të ri kodesh që përfaqëson shkolla franceze – organizimi i jetës shkollore, të kuptuarit e kërkesave për shembull – për të ndjekur mësimin e dhënë në klasën e tyre të referencës.

Nxënësit përzgjidhen në mënyrën në vijim:

  • Nëse nxënësit nuk flasin aspak frëngjisht, përfshirja e tyre bëhet automatikisht, pasi të jetë marrë pëlqimi i prindërve dhe pasi të jenë zyrtarizuar një Projekt i Personalizuar i Suksesit Edukativ (PPRE).
  • Për nxënësit e tjerë, mund të kryhet një test në marrëveshje me mësuesin dhe familjen dhe marrja përsipër mund të fillojë edhe këtu pas hartimit të një PPRE.

PUNA NË GRUPE TË VOGLA

Një mësim intensiv për nxënësit fillestarë (orë të përditshme)

Një mësim gjysmë-intensiv për nxënësit që ende kanë nevojë për ndihmë në FLSco (5 orë mësim në javë)

Një ndihmë në klasë për të lejuar pjesëmarrjen e nxënësit në veprimtaritë e propozuara nga mësuesi në klasë.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.