REGJISTRIMI NË 9-VJEÇARE/GJIMNAZ
ARSIMI I MESËM
Për të përfituar një shkollim optimal, shkalla e zotërimit të gjuhës frënge mbetet kushti i suksesit në provime.
Nxënësit që vijnë nga një institucion publik francez ose institucion privat me kontratë me arsimin publik ose nga një institucion francez i njohur nga AEFE pranohen në përputhje me vendimet e këshillit të klasës, të shënuara në dëftesën shkollore. Në të gjitha rastet, vendimi i orientimit të këtyre institucioneve zbatohet në institucionin tonë.
Nxënësit e ciklit të mesëm që vijnë nga një institucion jashtë sistemit francez dhe që dëshirojnë të regjistrohen në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës duhet të kalojnë një test të aftësive gjuhësore. Pas këtij testi, institucioni do të vendosë me miratimin e familjeve dhe të këshillit të administrimit se cilat janë ndihmat e nevojshme që duhen përdorur për t’i mbështetur fëmijët në shkollimin e tyre.
Nxënësit (që nga grupi i madh i kopshtit deri në maturë) duhet të ndjekin mësimin e detyrueshëm të gjuhës shqipe.