GJIMNAZI
GJIMNAZI
Cikli i Mesëm
Në ciklin e mesëm, mësimi zhvillohet me mbështetjen e mësuesve të ndryshëm, të cilët shoqërojnë dhe udhëheqin nxënësit gjatë gjithë javës shkollore. Nxënësit priten në institucion nga ora 08:10 deri në 15:30, nga e hëna deri të enjten, ndërsa të premten orari përfundon në 12:30.
Si funksionon mësimdhënia CNED në ciklin e mesëm?
Programi CNED mbulon tërësinë e kurrikulës zyrtare franceze për çdo vit shkollor. Mësimdhënia zhvillohet përmes platformës CNED dhe plotësohet nga mbështetja e vazhdueshme e mësuesve , të cilët sigurojnë shoqërimin pedagogjik, monitorimin e progresit dhe ndihmën e përditshme për nxënësit brenda institucionit.
Ndjekja pedagogjike realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet CNED , duke garantuar një proces mësimor cilësor dhe të personalizuar.
Regjistrimi në program u jep nxënësve të drejtën të përfitojnë:
- certifikatën e shkollimit;
- listat zyrtare të notave;
- opinionin e orientimit në fund të vitit shkollor;
- regjistrimin si kandidatë shkollorë në provimet e Diplomës Kombëtare Franceze (Diplôme National du Brevet) dhe të Maturës Franceze (Baccalauréat);
- si dhe, për nxënësit me shtetësi franceze, mundësinë për të aplikuar për bursë.
Diploma e Baccalauréat (BAC)
Institucioni kujdeset për regjistrimin e nxënësve në provimet e Maturës Franceze (Baccalauréat). Provimet zhvillohen në gjimnazin referues të EFIT në Romë.
Pas përfundimit me sukses të provimeve, nxënësi pajiset me Diplomën Kombëtare Franceze të Maturës (Baccalauréat), e cila njihet ndërkombëtarisht dhe i jep mundësinë të vazhdojë studimet e larta në Francë, si edhe në shumë universitete të tjera në Evropë dhe në botë.




