Shënime ligjore

1. Paraqitja e faqes

Në bazë të nenit 6 të ligjit nr. 2004-575 të 21 qershorit 2004 mbi besimin në ekonominë digjitale, përdoruesve të faqes EFI e Tiranës u saktësohet identiteti i pjesëmarrësve të ndryshëm në kuadër të realizimit dhe vazhdimësisë së tij:

Pronari: EFI e Tiranës

Përgjegjësi për botimin: EFI e Tiranës – info@efit.edu.al
Përgjegjësi për botimin është një person fizik ose një person juridik.

Host: OVH
Krijimi: agjencia Bis’Art

2. Kushtet e përgjithshme të përdorimit të faqes dhe të shërbimeve të propozuara

Përdorimi i faqes EFI e Tiranës nënkupton pranimin e plotë dhe tërësor të kushteve të përgjithshme të përshkruara në vijim. Këto kushte përdorimi mund të ndryshohen ose plotësohen në çdo kohë, ndaj përdoruesit e faqes EFI e Tiranës janë të ftuar t’i konsultojnë rregullisht.

Normalisht, kjo faqe është e arritshme në çdo kohë nga përdoruesit. Ndonjëherë, për arsye mirëmbajtjeje, mund të vendoset një ndërprerje nga EFI e Tiranës, e cila do të përpiqet t’u komunikojë paraprakisht përdoruesve datën dhe orët e ndërhyrjes.

Faqja EFI e Tiranës përditësohet rregullisht nga EFI e Tiranës. Në të njëjtën mënyrë, shënimet ligjore mund të ndryshohen në çdo kohë: sidoqoftë, ato janë të detyrueshme për përdoruesin që është i ftuar t’u referohet sa më shpesh të jetë e mundur për t’u njohur me to.

3. Përshkrimi i shërbimeve të ofruara

Faqja EFI e Tiranës ka si qëllim të ofrojë informacione mbi tërësinë e veprimtarive të saj.

EFI e Tiranës përpiqet të japë në faqen EFI e Tiranës informacione sa më të sakta që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo s’mban përgjegjësi për gabimet, pasaktësitë dhe mungesat në përditësimin, për faj të vet ose për faj të partnerëve të tretë që i japin këto informacione.

Të gjitha informacionet e treguara në qafen EFI e Tiranës janë dhënë si shembull dhe mund të evoluojnë. Gjithashtu, të dhënat që figurojnë në faqen EFI e Tiranës nuk janë shteruese. Ato janë dhënë me rezervën e modifikimeve që mund të jenë bërë që prej vënies së tyre në linjë.

4. Kufizimet kontraktore mbi të dhënat teknike

Faqja përdor teknologjinë JavaScript.

Faqja Internet nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmet materiale të lidhura me përdorimin e faqes. Për më tepër, përdoruesi i faqes angazhohet të qaset në faqe duke përdorur një material të kohëve të fundit, që nuk përmban viruse dhe me një lundrues të brezit të fundit të përditësuar.

5. Pronësia intelektuale dhe imitimet

Çdo shfrytëzim i paautorizuar i faqes ose i një elementi çfarëdo që ajo përmban do të konsiderohet si imitim dhe do të ndiqet në përputhje me dispozitat e neneve L.335-2 dhe vijues të Kodit të Pronësisë Intelektuale.

6. Kufizime dhe përgjegjësi

EFI e Tiranës nuk mban përgjegjësi për dëmet direkte ose indirekte të shkaktuara materialit të përdoruesit, gjatë qasjes në faqen EFI e Tiranës dhe që vijnë qoftë nga përdorimi i një materiali që nuk u përgjigjet specifikimeve të treguara në pikën 4, qoftë nga shfaqja e një anomalie ose papajtueshmërie.

EFI e Tiranës nuk mban përgjegjësi gjithashtu për dëmet indirekte (të tilla, për shembull, si një humbje e tregut ose humbje e një shansi) në vijim të përdorimit të faqes EFI e Tiranës.

Hapësira interaktive (mundësi të për bërë pyetje në hapësirën kontakt) janë në dispozicion të përdoruesve. EFI e Tiranës i rezervon vetes të drejtën për të hequr, pa paralajmërim paraprak, çdo përmbajtje të depozituar në këtë hapësirë që do të ishte në kundërshtim me legjislacionin e zbatueshëm në Francë, veçanërisht me dispozitat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave. Sipas rastit, EFI e Tiranës i rezervon gjithashtu vetes mundësinë për të pretenduar përgjegjësinë civile dhe/ose penale të përdoruesit, veçanërisht në rast mesazhi me karakter racist, fyes, shpifës, ose pornografik, pavarësisht nga mjeti i përdorur (tekst, fotografi…).

7. Administrimi i të dhënave personale

Në Francë, të dhënat personale janë veçanërisht të mbrojtura nga ligji nr. 78-87 i 6 janarit 1978, ligji nr. 2004-801 i 6 gushtit 2004, neni L. 226-13 i Kodit penal dhe Direktiva Evropiane e 24 tetorit 1995.

Me rastin e përdorimit të faqes EFI e Tiranës, mund të mblidhen: URL e lidhjeve përmes të cilave përdoruesi është qasur në faqen EFI e Tiranës, ofruesi i qasjes së përdoruesit, adresa e protokollit Internet (IP) e përdoruesit.

Në çdo rast EFI e Tiranës nuk mbledh të dhëna personale në lidhje me përdoruesin, përveçse për nevojën e disa shërbimeve të propozuara nga faqja EFI e Tiranës. Përdoruesi i jep këto të dhëna në dijeni të plotë, veçanërisht kur ai e kryen vetë futjen e tyre. Atëherë përdoruesit të faqes EFI e Tiranës i saktësohet detyrimi ose jo për t’i dhënë këto të dhëna.

Në përputhje me dispozitat e neneve 38 dhe në vijim të ligjit 78-17 të 6 janarit 1978 në lidhje me informatikën, skedarët dhe liritë, çdo përdorues gëzon të drejtën e qasjes, korrigjimit dhe kundërshtimit të të dhënave personale që kanë të bëjnë me të, duke e kryer kërkesën e tij me shkrim dhe të nënshkruar, të shoqëruar me një kopje të dokumentit të identitetit me nënshkrimin e mbajtësit të dokumentit, duke saktësuar adresën në të cilën duhet të dërgohet përgjigja.

Asnjë e dhënë personale e përdoruesit të faqes EFI e Tiranës nuk botohet pa dijeninë e përdoruesit, as shkëmbehet, transferohet, jepet apo u shitet të tretëve në ndonjë mjet çfarëdo. Vetëm hipoteza e riblerjes së EFI e Tiranës dhe e të drejtave të saj do të lejonte transmetimin e këtyre të dhënave te blerësi i mundshëm që, edhe ai, do të ishte i detyruar për ruajtjen dhe modifikimin e të dhënave kundrejt përdoruesit të faqes EFI e Tiranës.

Bazat e të dhënave mbrohen nga dispozitat e ligjit të 1 korrikut 1998 që rimerr direktivën 96/9 të 11 marsit 1996 në lidhje me mbrojtjen juridike të bazave të të dhënave.

8. Lidhjet hipertekst dhe cookies

Faqja EFI e Tiranës përmban një numër lidhjesh hipertekst drejt faqeve të tjera, të vendosura me autorizimin e EFI e Tiranës. Megjithatë, EFI e Tiranës nuk ka mundësi të verifikojë përmbajtjen e faqeve të vizituara në këtë mënyrë, për rrjedhim ajo nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi për këtë.

Lundrimi në faqen EFI e Tiranës mund të shkaktojë instalimin e cookie(s) në kompjuterin e përdoruesit. Një cookie është një skedar me përmasa të vogla, që nuk lejon identifikimin e përdoruesit, por që regjistron të dhëna në lidhje me lundrimin e një kompjuteri në një faqe. Të dhënat e marra në këtë mënyrë synojnë të lehtësojnë lundrimin e mëpasshëm në faqe dhe gjithashtu kanë për qëllim të lejojnë matje të ndryshme të frekuentimit.

Refuzimi i vendosjes së një cookie mund të sjellë pamundësinë për të pasur qasje në disa shërbime. Megjithatë, përdoruesi mund të konfigurojë kompjuterin e tij në mënyrën në vijim për të refuzuar instalimin e cookies:

Në Internet Explorer: tab tools / opsionet internet. Klikoni mbi Konfidencialiteti dhe zgjidhni Blloko të gjitha cookies. Konfirmoni me OK.

Në Netscape: tab edition / preferenca. Klikoni në Të avancuara dhe zgjidhni Çaktivizo cookies. Konfirmoni me OK.

9. Ligji i zbatueshëm dhe caktimi i juridiksionit

Çdo mosmarrëveshje në lidhje me përdorimin e faqes EFI e Tiranës i nënshtrohet ligjit francez. Juridiksioni është ekskluzivisht ai gjykatave kompetente të Parisit.

10. Ligjet kryesore të interesuara

Ligji nr. 78-87 i 6 janarit 1978, veçanërisht i modifikuar nga ligji nr. 2004-801 i 6 gushtit 2004 në lidhje me informatikën, skedarët dhe liritë.

Ligji nr. 2004-575 i 21 qershorit 2004 për besimin në ekonominë digjitale.

11. Fjalori

Përdorues: Përdorues internetit që lidhet, që përdor faqen e sipërpërmendur.

Të dhëna personale: “ të dhënat që lejojnë, në çfarëdo forme qoftë, direkt ose jo, identifikimin e personave fizikë për të cilat ato zbatohen” (neni 4 i ligjit nr. 78-17 i 6 janarit 1978).