PSE EFI E TIRANËS?

PREMTIMI YNË

E njohur për filozofinë e saj arsimore, EFIT është institucioni arsimor francez më prestigjioz në Shqipërisë që bashkon kërkesat arsimore dhe mirëqenien.

Të zgjedhësh t’i bashkohesh shkollës sonë, do të thotë të zgjedhësh një arsimim ndërkombëtar në të cilin del në pah ekselenca arsimore franceze. Programet e mësimdhënies janë të garantuara nga partneriteti me AEFE dhe qasja pedagogjike konsiston në hapjen e nxënësve tanë ndaj botës.

EFIT ofron një program shumëgjuhësh që në kopsht, ku mësimet jepen në tri gjuhë: frëngjisht/anglisht (modeli dygjuhësh) dhe shqip. Shkolla  ka si mision të formojë nxënës që veprojnë në respekt ndaj të tjerëve dhe me besim te vetvetja. Ky instrument konkretizohet përmes një organizimi pedagogjik të përshtatur ndaj nevojave të nxënësve tanë dhe kërkesave të programeve:

  • klasa me numër të reduktuar (maksimumi 25 nxënës për klasë),
  • pritja e nxënësve me nevoja shkollimi të veçanta.

5 ARSYE TË MIRA PËR TË ZGJEDHUR EFIT

NJË SHKOLLË E GJELBËR QË RESPEKTON MJEDISIN: E3D, NIVELI 3

EFIT është institucioni i vetëm shkollor i Shqipërisë që ka marrë një certifikim të lëshuar nga qeveria franceze, që dëshmon për angazhimin e saj dhe aksionet e ndërmarra në favor të zhvillimit të qëndrueshëm, duke u lejuar të gjithë anëtarëve të bashkësisë edukative dhe partnerëve, të mbledhur në gjirin e një komiteti pilotimi, të përfshihen dhe t’i realizojnë projektet me sukses.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi ynë është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.