New Campus, New Chapter, Same School

Hapja në Shtator 2026

Një kampus i ri për vitin shkollor 2026

Odyssey Education dhe Shkolla Ndërkombëtare Franceze e Tiranës (EFI Tirana) po shënojnë një hap historik. Të udhëhequr nga një rritje e vazhdueshme dhe një njohje akademike gjithnjë e më të madhe (homologimi AEFE, certifikimet Cambridge), jemi të lumtur t’ju njoftojmë zhvendosjen e shkollës sonë në një kampus krejtësisht të ri!

Ambicie më të mëdha për suksesin e nxënësve tanë

Zhvendosja e shkollës është pjesë e një nisme madhore strategjike për komunitetin tonë. I realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Shqipëri, ky kampus modern është projektuar plotësisht për t'i ofruar çdo nxënësi një mjedis mësimor ekselence, në përputhje me standardet më të larta të Odyssey Education dhe shkollës sonë.

Një shkollë pranë qendrës së qytetit

Duke filluar nga shtatori 2026, shkolla do të vendoset në kampusin e saj të ri në Rruga Jordan Misja, shumë pranë qendrës së Tiranës. I konceptuar për të mirëpritur rreth 400 nxënës, ky kampus i ri do të mundësojë zhvillimin e shkollës duke ruajtur ADN-në e saj: një mbështetje dhe përkujdesje të personalizuar për çdo fëmijë.

Kampusi i ri dhe përmasat e tij :

5000 sipërfaqe totale
3500 infrastrukturë e brendshme e sigurt
600 terren sportiv i mbyllur (shumëpërdorimësh)
2 oborre të jashtme plotësisht të rinovuara
400+ nxënës që mund të mirëpriten
100% shkallë suksesi akademik

Hapësira pedagogjike plotësisht të rikonceptuara

Kampusi i ri është projektuar për të ofruar një mjedis mësimor modern, komod dhe stimulues.

Klasa më të mëdha, më të ndriçuara dhe me kondicionim.

Dy biblioteka / mediateka, njëra e dedikuar për ciklin fillor dhe tjetra për ciklin e mesëm

Një sallë informatike.

Një laborator shkencor.

Një sallë për artet pamore.

Një sallë muzike.

Salla të dedikuara për mësimin e gjuhëve.

Një mjedis i dedikuar për nxënësit e ciklit të mesëm.

Hapësira sportive cilësore

Nxënësit do të kenë në dispozicion një kompleks multisportiv të mbuluar me sipërfaqe mbi 600 m², i cili u mundëson zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit, si:

Futbolli

Basketbolli

Volejbolli

Badmintoni

Tenisi

Edukimit Fizik e Sportiv (EFS)

Hapësira jetese të këndshme

Kampusi do të përfshijë gjithashtu:

Një kantinë (mencë) të madhe dhe të ndriçuar me kuzhinë të pajisur.

Një sallë ,multifunksionale për konferenca, shfaqje dhe aktivitete.

Dy oborre të ndara për pushim.

Një oborr i përshtatur posaçërisht për fëmijët e kopshtit (maternelle).

Mbi 60 vende parkimi falas.

Hapësira administrative më funksionale.

Rezervoni një vizitë në shkollë

Dëshironi të dini më shumë rreth shkollës dhe programit tonë përpara se të regjistroheni? Rezervoni një vizitë për të biseduar me ekipin tonë për të marrë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja!

Kampusi i ri

Ku ndodhet kampusi i ri?

Kampusi i ri ndodhet në Rrugën Jordan Misja 66, në afërsi të menjëhershme me qendrën e Tiranës, në një lagje në zhvillim të plotë.

A është kampusi i ri më i madh?

Po. Kampusi i ri përfaqëson një hap madhor për EFIT. Ai ofron mbi 5000 m² truall, më shumë se 3000 m² hapësira pedagogjike, dy ndërtesa të ndryshme që mundësojnë një organizim më të mirë të shkollës, hapësira të jashtme më të mëdha dhe më shumë salla të specializuara. Ky kapacitet i ri do të mbështesë në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin e shkollës duke ruajtur njëkohësisht numrin e nxënësve në përmasa njerëzore (kapacitet prej 400 nxënësish).

A do të jenë më të mira sallat e klasave?

Sallat e reja të klasave janë më të gjera, më të ndriçuara dhe më të përshtatshme për metodat pedagogjike aktuale. Ato do t'u ofrojnë më shumë komoditet nxënësve dhe do të mundësojnë një fleksibilitet më të madh në organizimin e mësimdhënjes. Hapësirat e reja do të lehtësojnë gjithashtu punën në grupe të vogla, projektet bashkëpunuese dhe aktivitetet ndërdisiplinare.

A ndahet kampusi me ndonjë institucion tjetër?

Jo. Duke filluar nga viti shkollor 2026, Shkolla Ndërkombëtare Franceze e Tiranës do të ketë përdorimin ekskluziv të të gjithë kampusit, ndërtesave dhe të gjitha instalimeve të tij. Hapësirat do t'i dedikohen plotësisht EFIT-it dhe nxënësve të tij.

A sjellin dy ndërtesat një avantazh pedagogjik dhe administrativ?

Po. Prania e dy ndërtesave do të na lejojë të organizojmë më mirë nivelet e ndryshme të mësimdhënies, duke i siguruar secilit cikël hapësirat që i përshtaten më së miri nevojave të tij. Ky organizim do të përmirësojë gjithashtu qarkullimin e nxënësve, do ta bëjë funksionimin e institucionit më të rrjedhshëm dhe do të krijojë kushte edhe më të mira për një mësim cilësor. Nga ana administrative, kjo përbën një avantazh të rëndësishëm, pasi do t'i mundësojë EFIT-it të aplikojë për licencën shqiptare për gjimnazin. Ky është një hap i rëndësishëm në strategjinë tonë të zhvillimit afatgjatë dhe do të forcojë më tej cilësinë dhe ofertën edukative që institucioni u ofron nxënësve.

A është kampusi i ri i sigurt dhe në përputhje me rregulloret?

Siguria e nxënësve është përparësia jonë kryesore. Kampusi i ri ofron një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për të mësuar, me: hyrje me akses të kontrolluar; ambiente tërësisht të rrethuara; hapësira që garantojnë lëvizje të sigurt për nxënësit; infrastrukturë të projektuar sipas standardeve të evakuimit dhe sigurisë. Ky kampus ka gjithashtu një histori të gjatë në fushën e arsimit dhe prej vitesh ka mirëpritur institucione arsimore, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për edukimin e nxënësve. Të gjitha procedurat administrative janë drejt përfundimit, në mënyrë që nxënësit të mirëpriten në përputhje të plotë me standardet dhe rregulloret franceze dhe shqiptare.

A është kampusi i ri i aksesueshëm për personat me lëvizshmëri të kufizuar?

Po. Aksesueshmëria është pjesë e prioriteteve tona . Kampusi i ri është përzgjedhur për të ofruar një mjedis më gjithëpërfshirës dhe më të aksesueshëm për të gjithë komunitetin tonë shkollor. Qëllimi ynë është të garantojmë për çdo nxënës, prind dhe vizitor kushte pritjeje të përshtatshme për nevojat e gjithësecilit.

Q&A - Jeta shkollore

A do të ndryshojë mësimdhënia?

Jo. Zhvendosja ka të bëjë vetëm me infrastrukturën. Identiteti pedagogjik i shkollës mbetet ekzaktësisht i njëjtë. Nxënësit do të vazhdojnë të përfitojnë nga programet zyrtare të Edukimit Kombëtar francez; homologimi i Ministrisë Franceze të Edukimit Kombëtar; programet e Cambridge International; një mësimdhënie shumëgjuhëshe (frëngjisht, anglisht, shqip dhe gjuhë të tjera sipas niveleve); një shoqërim i personalizuar; një pedagogji e bazuar në ekselencën akademike, hapjen ndërkombëtare dhe mirëqenien e nxënësve. Ambicia jonë mbetet e pandryshuar: t'i ofrojmë çdo fëmije një edukim ekselence në një mjedis ndërkombëtar.

A do të ndryshojnë mësuesit?

Po dhe jo. Si çdo vit, EFIT vazhdon zhvillimin e tij duke njohur herë pas here rekrutimin e mësuesve të rinj për të shoqëruar rritjen e institucionit dhe për të pasuruar ofertën më pedagogjike. Ndryshimi i kampusit nuk ndryshon as cilësinë e mësimdhënies dhe as vazhdimësinë pedagogjike.

A ndryshojnë oraret?

Jo. Oraret shkollore mbeten të pandryshuara. Familjet do të ruajnë të njëjtat orare për organizimin e përditshmërisë së tyre. Të gjitha informacionet praktike në lidhje me fillimin e vitit shkollor, aksesin në kampus dhe transportin do të komunikohen përpara se te fillojë viti akademik.

A do të vazhdojë transporti shkollor?

Po. Shërbimi i transportit shkollor do të vijojë. Itineraret do të përshtaten me qëllim që t'i shërbejnë familjeve në mënyrën më efikase të mundshme. Qëllimi ynë është të propozojmë udhëtime më të efikase dhe më komode për nxënësit. Zonat dhe oraret e reja do t'u komunikohen familjeve përpara fillimit të vitit shkollor.

A do të përmirësohen aktivitetet sportive?

Po. Kampusi i ri përfaqëson një ndryshim madhor për sportin në EFIT. Nxënësit do të përfitojnë nga një kompleks multisportiv i mbuluar prej më shumë se 600 m², që lejon praktikimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga kushtet meteorologjike. Kjo infrastrukturë do të ofrojë kushte ideale për orët e Edukimit Fizik dhe Sportiv (EFS), takimet sportive, kompeticionet shkollore dhe aktivitetet e organizuara nga shkolla. Përtej orëve të detyrueshme, EFIT do të zhvillojë gjithashtu aktivitete jashtëshkollore sportive. Ndër disiplinat e para të propozuara do të jenë futbolli, fasketbolli dhe volejbolli. Ambicia jonë është ta bëjmë sportin një element të vërtetë të suksesit edukativ, duke favorizuar shëndetin, mirëqenien, frymën e ekipit, respektin dhe tejkalimin e kufijëve personalë.

A do të zhvillohen aktivitetet artistike?

Po. Kampusi i ri do të ofrojë hapësira plotësisht të dedikuara për kreativitetin dhe shprehjen artistike. Nxënësit do të kenë në dispozicion një sallë të arteve pamore, një sallë muzike dhe një sallë multifunksionale për shfaqje, koncerte, ekspozita dhe konferenca. Këto hapësira të reja do të mundësojnë zhvillimin e më shumë projekteve ndërdisiplinare, shfaqjeve dhe aktiviteteve kulturore gjatë gjithë vitit.

A do të shtohen aktivitete të tjera jashtëshkollore?

Po. Kampusi i ri do të na lejojë të propozojmë gradualisht një ofertë aktivitetesh jashtëshkollore më të pasur dhe më të larmishme. Falë infrastrukturave të reja, nxënësit do të mund të përfitojnë nga aktivitete në fusha të ndryshme (sporte, arte, muzikë, gjuhë, shkencë, fusha dixhitale, klube tematike...). Qëllimi ynë është ta bëjmë kampusin një vend të vërtetë jetese, ku nxënësit mund të mësojnë, të zhvillohen dhe të rrisin pasionet e tyre përtej orëve të mësimit.

Pyetje te shpeshta - Zhvendosja në kampusin e ri

Kur do të mund ta zbulojnë familjet kampusin e ri?

Mezi po presim t'i mirëpresim familjet në shkollën e tyre të re! Përpara fillimit të vitit shkollor, do të organizohen disa vizita prezantimi me qëllim që t'u lejojmë nxënësve dhe prindërve të tyre të vizitojnë kampusin, të takojnë ekipin dhe të njihen me mjedisin e tyre të ri. Këto vizita do të mundësojnë gjithashtu zbulimin e infrastrukturave të reja, sallave të specializuara, hapësirave sportive dhe shërbimeve të ndryshme të propozuara. Të gjitha datat do t'u komunikohen familjeve gjatë verës.

Cilat janë hapat e ardhshëm përpara fillimit të shkollës?

Javët në vijim do t'i kushtohen përgatitjes së kampusit të ri, në mënyrë që nxënësit të nisin vitin shkollor në kushtet më të mira. Gjatë kësaj periudhe do të realizohen: - rregullimi dhe sistemimi i ambienteve; - vendosja e mobiljeve dhe pajisjeve mësimore; - përgatitja e sallave të specializuara; - transferimi i materialeve pedagogjike; - organizimi i klasave dhe hapësirave të përbashkëta; - kontrollet përfundimtare të sigurisë dhe procedurave administrative; - pritja dhe integrimi i mësuesve të rinj; - organizimi i vizitave për familjet. Qëllimi ynë është që, që në ditën e parë të shkollës, çdo nxënës të gjejë një kampus mikpritës, të sigurt dhe të krijuar për të mësuar në kushtet më të mira.

Si do të informohen familjet gjatë verës?

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se ky ndryshim përbën një etapë të rëndësishme për familjet. Për këtë arsye, gjatë gjithë verës do të vazhdojmë të komunikojmë rregullisht përmes një buletini informues (newsletter) çdo dy javë. Ekipi ynë do të mbetet në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të familjeve dhe për t’i shoqëruar ato deri në fillimin e vitit të ri shkollor.

Le të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijës suaj

Regjistrimet për vitin shkollor 2026-2027 janë zyrtarisht të hapura. Për të garantuar cilësinë e mësimdhënies sonë, vendet janë të limituara për çdo cikël..