QASJA PEDAGOGJIKE
EKSELENCA AKADEMIKE
EFIT u ofron nxënësve të tij një arsimim që bashkon “më të mirën e të dyja botëve”, domethënë një shkollim që kombinon mësimdhënien sipas modelit francez me forcat e arsimimit ndërkombëtar. Kjo ofertë e plotë u lejon të shprehin gjithë potencialin e tyre. Ne mendojmë se çdo fëmijë meriton një vëmendje individuale. Klasat tona me numër të vogël nxënësish dhe mësuesit tanë të specializuar na lejojnë t’i kushtojmë kohë zhvillimit të çdo fëmije. Pedagogjia jonë aktive e kombinuar me një arsimim me të vërtetë ndërkombëtar u jep nxënësve një strukturë intelektuale të qëndrueshme.
Mësuesit tanë përdorin metoda, filli i kuq i të cilave është personalizimi dhe pedagogjia aktive. Pedagogjitë e diferencuara e vendosin nxënësin në qendër të mësimit dhe mësuesit tanë punojnë jo vetëm për zhvillimin e kompetencave lëndore, por edhe të cilësive thelbësore si bashkëpunimi, vetëbesimi, krijimtaria ose komunikimi.
MËSIME TË ORGANIZUARA SIPAS FUSHAVE
Mësime shumëdisiplinore
Zotërimi i gjuhës frënge, mësimi i nocioneve të para të matematikës, formimi qytetar janë përparësi të formimit të dhënë në shkollën fillore. I lihet vend gjithashtu mësimit të gjuhëve të huaja, sportit, shkencës, edukimit artistik dhe kulturor, informatikës, edukimit qytetar dhe moral.
Partneritete
Ne vlerësojmë si parësore punën, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit e nxënësve, ndaj shkolla jonë përdor gjithçka për t’i lënë një vend sa më të madh dialogut me familjet dhe, më në përgjithësi, me të gjithë partnerët tanë (shoqata prindërish të nxënësve, Dhoma e Tregtisë), nëpërmjet mbledhjeve të informimit të përgjithshëm, mbledhjeve të klasës apo takimeve të individualizuara.
Një mbështetje në frëngjisht
Shkolla jonë ka midis mësuesve të saj mësues të specializuar në mësimdhënien e gjuhës frënge që kanë marrë përsipër mbështetjen në frëngjisht të nxënësve të huaj të sapombërritur. Nxënësit që kanë nevojë për ndihmë në frëngjisht si gjuhë e shkollimit, përfitojnë një ndjekje specifike në grupe të vogla. Marrja përsipër kryhet jashtë kohës së klasës dhe vendoset në bashkëpunim me mësuesit. Është vënë në jetë një projekt i personalizuar i suksesit edukativ (PPRE).
Keni nevojë për më shumë informacion?
Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.