Insititucioni ynë
EFI E TIRANËS
E themeluar në vitin 2011, Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) mirëpret sot rreth 250 nxënës, nga Çerdhja deri në Shkollën e Mesme.
Kampusi ynë i ri ofron një mjedis stimulues, të sigurt dhe frymëzues, i konceptuar për të mbështetur si suksesin akademik ashtu edhe zhvillimin personal.
Me një ekip mësimdhënës ndërkombëtar, të përkushtuar dhe shumë të kualifikuar, EFIT-i u ofron nxënësve një bazë të fortë akademike, të mbështetur në kurrikulën e Arsimit Kombëtar Francez, duke nxitur njëkohësisht hapjen ndaj botës.
Shkolla promovon gjuhën dhe kulturën franceze brenda një mjedisi laik, shumëgjuhësh dhe ndërkulturor, ku nxënësit zhvillojnë dëshirën për të zbuluar , mendimin kritik, autonominë dhe respektin ndaj të tjerëve.
EFIT-i është aktualisht shkolla e vetme franceze në Shqipëri e akredituar nga Ministria e Arsimit Francez. Akreditimi aktualisht mbulon klasat nga Çerdhja deri në Vitin e 9-të.
Nga arsimi i mesëm i ulët e në vazhdim, nxënësit ndjekin kurrikulën zyrtare franceze përmes shkollimit të rregulluar nga CNED, të mbështetur çdo ditë në kampus nga mësues dhe staf pedagogjik i kualifikuar francez. Mësimet zhvillohen drejtpërdrejt në klasë, ndërsa nxënësit përfitojnë udhëzim akademik nga afër dhe mbështetje e individualizuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shkollor. Nxënësit e EFIT-it mund ta vazhdojnë arsimimin pa ndërprerje brenda rrjetit Odyssey ose në rrjetin botëror AEFE, pa provime pranimi.
Matura Franceze, e përgatitur përmes kësaj rruge, njihet ndërkombëtarisht dhe hap dyert e universiteteve kryesore në Francë dhe në mbarë botën.
EDUKIM NDËRKULTUROR
Një edukim francez në një mjedis shumëgjuhësh dhe ndërkulturor.
Nga viti i parë i Kopshtit e deri në Shkollën e Mesme, nxënësit tanë përfitojnë nga një qasje mësimore rigoroze, e cila ndjek kurrikulën e vendosur nga Ministria e Arsimit Francez, duke çuar në “Diplôme National du Brevet” (Diploma Kombëtare Franceze) dhe duke i përgatitur nxënësit për “Maturën” Franceze (Baccalauréat).
Shkolla aktualisht pret rreth 250 nxënës, të moshës 2 deri në 18 vjeç, nga kombësi të ndryshme (shqiptare, franceze, belge, zvicerane, amerikane, italiane, greke, spanjolle dhe ukrainase).
Nxënësit janë të ndarë në klasa me numër të vogël, gjë që siguron kushte të shkëlqyera për të mësuar.
CIKLI i 1-rë
Kopshti nga 3 deri në 5 vjeç: cikli bazë i të mësuarit
Kopshti përbën “ciklin bazë të të mësuarit”, pasi që nga ky moment, të mësuarit qëndron në thelb të procesit të formimit të fëmijës. Mësimet fillojnë që në moshën 2 vjeç.
Grupi më i vogël (2 vjeç)
Grupi i vogël (3 vjeç)
Grupi i mesëm (4 vjeç)
Grupi i madh (5 vjeç)
Objektivi kryesor i kopshtit.
Objektivi kryesor i kopshtit është fitimi i një njohurie të pasur dhe të organizuar të gjuhës së folur, në mënyrë që fëmija të kuptohet nga të tjerët.
FUSHAT E VEPRIMTARISË
Përvetësimi i gjuhës
Të vepruarit dhe të shprehurit me anë të trupit
Zbulimi i shkrimit
Zbulimi i botës
Kthimi në nxënës
Perceptimi, ndijimi, imagjinata, krijimi
MËSIMDHËNIA DYGJUHËSHE
Programet tona në frëngjisht, anglisht dhe programet dygjuhëshe përbëjnë themelin e zhvillimit dhe të mësuarit për ardhmen e nxënësve tanë.
GATI PËR SHKOLLËN FILLORE
I organizuar për t'iu përshtatur fëmijëve të vegjël, cikli i kopshtit është nje krenari i sistemit arsimor francez. Qëllimi i tij është të ndihmojë çdo fëmijë të bëhet i pavarur dhe të fitojë njohuritë dhe aftësitë që i mundësojnë të zotërojë elementet thelbësore të të mësuarit deri në hyrjen në ciklin e 2-të. Mjedisi i ngrohtë dhe i kujdesshëm i EFIT-it i përgjigjet plotësisht nevojave specifike të fëmijëve nga modhe 2 deri në 5 vjeç.
CIKLI i 2-të
Cikli themelor i të mësuarit
Cikli themelor i të mësuarit fillon në Ciklin e 2-të dhe vazhdon në Ciklin e 3-të dhe të 4-t.
Programet e Ciklit të 2-të sigurojnë vazhdimësinë me fazën e kopshtit, duke i organizuar mësimet në fusha kryesore veprimtarie:
- Gjuha franceze
- Matematikë
- Gjuhë të huaja
- Edukim fizik dhe sportiv
- Art
- Të kuptuarit e botës
- Edukim moral dhe qytetar
PYETJE MBI BOTËN
Të mësuarit në shkollë do të thotë të kërkosh pyetje mbi botën. Bëhet fjalë edhe për fitimin e aftësive gjuhësore specifike — aftësi që nuk vijnë automatikisht thjesht me rritjen e fëmijës, por kërkojnë mësimdhënie të qëllimshme. Cikli i 2-të mbulon periudhën nga klasa e parë deri në vitin e katërt, duke ofruar kështu kohën e nevojshme dhe koherencën për një të mësuar progresiv, në një nivel të lartë. Në Ciklin 2-të, të gjitha lëndët përfshijnë kërkimin e përgjigjeve për botën që na rrethon. Zotërimi i gjuhës, e në veçanti i gjuhës franceze, mbetet prioriteti kryesor.
CIKLI i 3-të
Cikli i konsolidimit
cikli 3 përmbledh klasat nga CM1, CM2 dhe të 6-të, pra, mbulon filloren dhe 9-vjeçaren. Fushat e të nxënit sillen rreth:
- frëngjisht
- matematikë
- gjuhët e huaja
- edukim fizik dhe sportiv
- art
- njohuri për botën
- edukim moral dhe qytetar
Cikli i 3-të lidh dy vitet e fundit të arsimit fillor me vitin e parë të arsimit të mesëm, me qëllim forcimin e vazhdimësisë arsimore dhe koherencës e të mësuarit, duke nxitur kështu fitimin e një baze të përbashkët njohurish, aftësish dhe kulturash.
CIKLI i 3-të
Synon të konsolidojë njohuritë e fituara në ciklin e 2-të, i cili krijon kushtet për të mësuarit e mëtejshëm. Ky cikël siguron një kalim të natyrshëm dhe të suksesshëm nga shkolla fillore në arsimin 9-vjeçar, duke garantuar vazhdimësi pedagogjike dhe përparim të qëndrueshëm gjatë tre viteve të tij. Kjo u mundëson nxënësve të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për fazat e ardhshme të arsimimit.
MËSIMDHËNIA NË 9-VJEÇARE
Klasa e 6-të zë një vend të veçantë në cikël: ajo u lejon nxënësve të përshtaten me ritmin, organizimin pedagogjik dhe kuadrin e jetës së 9-vjeçares, gjithmonë duke u vendosur në vazhdimësinë e mësimeve të nisura në CM1 dhe CM2.
Ky program i ciklit 3 mundëson gjithashtu një hyrje graduale dhe të natyrshme në dijet bazë të lëndëve, por edhe në terminologjinë e tyre, qasjet dhe metodat e tyre specifike. E mbuluar në shkollën fillore nga i njëjti profesor polivalent që mundet gjithashtu të punojë për përvetësimin e përbashkët të shumë lëndëve dhe të vendosë lidhje midis fushave të ndryshme të trungut të përbashkët, mësimdhënia e këtyre dijeve bazë sigurohet në klasën e 6-të nga shumë profesorë specialistë të lëndës së tyre që kontribuojnë kolektivisht, falë tematikave të përbashkëta dhe lidhjeve të vendosura midis lëndëve, në përvetësimin e kompetencave të përcaktuara nga trungu bazë.
9-vjeçarja pret nxënësit nga 11 në 15 vjeç, pas shkollimit fillor. Shkollimi organizohet në katër vite. Ai shënon hyrjen në arsimin e mesëm. Pedagogjia jonë e vë theksin në gjuhët, thellimin dhe zgjerimin e dijeve themelore dhe zhvillimin individual të nxënësit. “Trungu i përbashkët i njohurive dhe kompetencave” paraqet atë që çdo nxënës duhet të dijë dhe të zotërojë në fund të 9-vjeçares. Ai përmbledh tetë fusha kompetencash:
- Gjuhë frënge me gojë dhe me shkrim
- Gjuhë matematikore, shkencore dhe informatike
- Përfytyrime të botës dhe veprimtarisë njerëzore
- Gjuhë të huaja dhe rajonale
- Sisteme natyrore dhe sisteme teknike
- Gjuhë të arteve dhe trupit
- Formimi i njeriut dhe qytetarit
- Metoda dhe mjete për të mësuar
MISIONET E 9-VJEÇARES
Përvetësimi i dijeve dhe aftësive themelore përbërëse të një kulture të përbashkët dhe të vlerësuara nga dëftesa e lirimit
Ofrimi i mësimeve me zgjedhje që u lejojnë nxënësve të shprehin shijet dhe talentet e tyre,
Përgatitja e nxënësve për rrugët e shkollimit që u ofrohen pas përfundimit të 9-vjeçares
GJIMNAZI
Shkolla e Mesme Misioni i shkollës së mesme është t'u mundësojë nxënësve nga mosha 15 deri në 18 vjeç përvetësimin e një sërë njohurish dhe kompetencash që do t'u lejojnë atyre të vazhdojnë arsimin e lartë ose të hyjnë në tregun e punës. Shkolla e mesme e lartë kulmon me dhënien e diplomës së Baccalauréat-it Francez.
Keni nevojë për më shumë informacion?
Ekipi ynë është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.




