MODELI PEDAGOGJIK

MODELI PEDAGOGJIK

Një mësimdhënie në përputhje me programet franceze

Institucioni ynë jep një arsimim absolutisht të ngjashëm me atë të një shkolle në Francë, të siguruar nga profesorë titullarë të Ministrisë franceze të Arsimit Kombëtar.

  • Një projekt pedagogjik novator dhe ambicioz që u lejon nxënësve tanë që në moshë fare të vogël të zhvillojnë frymën e tyre të analizës dhe shpirtin kritik (të kuptojnë se çfarë bëjnë, çfarë mësojnë dhe pse e bëjnë).
  • Një rrugëtim i personalizuar që i çon nxënësit në maksimumin e potencialit të tyre duke zhvilluar autonominë, përshtatjen dhe përgjegjësinë e nxënësve.

Një mësimdhënie në përputhje me programet shqiptare

Për nxënësit shqiptarë të regjistruar në shkollën tonë, ofrohet mësimi i gjuhës shqipe, në përputhje me programet e Ministrisë shqiptare të Arsimit.

Një shkollë ndërkombëtare

Shkolla është e hapur për nxënësit e të gjitha shtetësive, pavarësisht nëse frëngjishtja është apo jo gjuha e tyre amtare. Ky mjedis shumë ndërkombëtar i hap nxënësit ndaj botës dhe diversitetit të saj.

QASJA PEDAGOGJIKE

EFIT u ofron nxënësve të tij një arsimim që bashkon “më të mirën e të dyja botëve”, domethënë një shkollim që kombinon mësimdhënien sipas modelit francez me forcat e arsimimit ndërkombëtar. Kjo ofertë e plotë u lejon të shprehin gjithë potencialin e tyre. Mendojmë se çdo fëmijë meriton një vëmendje individuale…

MËSIMDHËNIA E GJUHËVE

Që në Grupin e Vogël, nxënësit tanë ndjekin mësimin në frëngjisht & në anglisht. Ata përfitojnë të gjithë një mësim të shqipes prej 1 ore e gjysmë në javë. Lëndët me zgjedhje u lejojnë të ndjekin Latinishten ose përmes CNED të vazhdojnë një gjuhë të cilën e kanë nisur më parë: italisht, kinezisht, rusisht

PËRDORIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA

Shkolla jonë disponon mjete moderne për të kontribuar në zotërimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Kompjutera, tableta, projektorë që lejojnë një komunikim më të mirë midis shkollave të ndryshme franceze.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.