RRJETI SHKOLLOR ODYSSEY

GRUPI ODYSSEY

Odyssey është një grup francez i arsimimit ndërkombëtar institucionet e të cilit kudo në botë ofrojnë, nga kopshti në gjimnaz, një shkollim ekselence që kombinon programet shkollore franceze me një pedagogji novatore dhe një hapje ndërkombëtare.

Me qendër në Paris, Grupi Odyssey është themeluar nga specialistë të arsimit me dëshirën për të krijuar një grup të ri arsimor që kombinon më të mirën e arsimimit francez dhe ndërkombëtar. Odyssey përfshin 15 institucione në Evropë, Afrikë dhe në Azi, të gjitha të akredituara nga Ministria franceze e Arsimit Kombëtar.

Odyssey përfshin gjithashtu një institucion anglishtfolës, të akredituar nga autoritetet britanike: British International College of Cairo. Që në kopsht, institucionet e Odyssey ofrojnë një mësim shumëgjuhësh që kombinon frëngjishten, anglishten dhe gjuhën kombëtare të vendit pritës. Ato jepen nga profesorë francezë dhe ndërkombëtarë që mobilizojnë një pedagogji aktive dhe të personalizuar.

Aktorë të mësimnxënies së tyre, nxënësit ndërtojnë autonominë e tyre dhe bëhen qytetarë të ardhshëm të ndriçuar, falë një arsimimi “sipas modelit francez” të bazuar në vlerat humaniste. Nxënësit gjejnë në gjirin e institucioneve të Odyssey një bashkësi të vërtetë që i hap ndaj botës, u lejon të përparojnë dhe të zhvillojnë kompetencat kyç për t’iu përgjigjur sfidave të shekullit 21.

Në secilin prej institucioneve të Odyssey, ekipe mësimdhënëse tejet të kualifikuara angazhohen ta udhëheqin çdo nxënës në rrugën e suksesit dhe të ndërtimit të rrugëtimit të tij të ardhshëm në arsimin e lartë. Diplomat e përgatitura nga nxënësit tanë, ku është në radhë të parë diploma franceze e maturës, janë pasaporta të vërteta për botën, duke u hapur dyert e universiteteve më të mira.

I njohur nga autoritetet franceze për cilësinë e ofertës së tij arsimore, grupi Odyssey ka lidhur një marrëveshje-kornizë me Agjencinë për Arsimin francez Jashtë Shtetit (AEFE), duke sanksionuar kështu rolin e tij si operator arsimor dhe partner i privilegjuar brenda rrjetit të arsimit francez jashtë shtetit.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.