Shkollat 9-vjeçare përgatisin Pranverën e Frankofonisë 2022 me mbështetjen e ambasadës

PRANVERA E FRANKOFONISË

Shkollat Sabaudin Gabrani dhe Drita Pelinku të Tiranës bëjnë pjesë në institucionet shkollore shqiptare që janë në mbështetje të seksioneve dygjuhëshe frëngjishtfolëse dhe në të cilat fëmijët studiojnë frëngjisht duke nisur nga klasa e 3-të (8 vjeç).

Në përgatitje të Pranverës së Frankofonisë që mbahet çdo vit në muajin mars, personeli i drejtorisë dhe mësuesit e frëngjishtes të këtyre shkollave kanë pritur Atasheun e bashkëpunimit për gjuhen frënge në ambasadë, Jean-Luc Puyau, të shoqëruar nga dy mësuese-stazhiere të frëngjishtes si gjuhë e huaj: Audrey Hoarau, nga Montpellier, që kryen stazhin në Universitetin e Tiranës dhe Maelle Ochoa, studente në Bordeaux, që i është bashkuar Shkollës franceze ndërkombëtare të Tiranës (EFIT).

Një program i përbashkët veprimtarish rreth gjuhës frënge dhe kulturave frankofone është duke u përpunuar, çdo vit me pjesëmarrjen e shquar të nxënësve dhe mësuesve të mbledhur në shoqatën e mësuesve të frëngjishtes në Shqipëri.