Një ekspozitë të artistes Lila Prap
ILUSTRUESJA SLLOVENE
Ilustruesja sllovene Lila Prap është e njohur sidomos për librat e saj humoristikë me figura të destinuar për fëmijët. Ekspozita që prezanton ajo me rastin e Pranverës së Frankofonisë u përurua më 1 mars, në Shtëpinë e Evropës, nga Kryetarja e komitetit për politikën e jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, Zonja Monika Gregorčič. Ambasada e Francës përfaqësohej nga Ambasadorja e saj, Zonja Elisabeth Barsacq, dhe nga Këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari kulturore, Zoti Pierre Raynaud. Veprat e Lila Prap do të ekspozohen gjithashtu në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës (EFIT) nga 10 deri më 16 mars, si dhe në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan nga 23 deri më 28 mars.