EFI Kazablanka

Aventura EFI në Kazablanka

EFI Kazablanka është një shkollë franceze krejtësisht ndërkombëtare që zhvillon mësimdhënien e programit të Arsimit kombëtar francez dhe e njohur zyrtarisht në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet qeverive franceze dhe marokene. Institucioni rregullohet nga një partneritet me Shërbimin Kulturor të Ambasadës së Francës në Marok (SCAC); dhe është akredituar nga Ministria Franceze e Arsimit Kombëtar. Institucioni u përgjigjet më së miri nevojave të nxënësve: me një sipërfaqe prej 13 500 m2, kampusi i EFI ka 3 ndërtesa të stilit arkitekturor bashkëkohor me hapësira të veçanta për kopshtin, filloren, 9-vjeçaren dhe gjimnazin si dhe me pajisje shkencore, kulturore dhe sportive.

Shkolla i ka hapur dyert në shtator 2017 për nxënësit e fillores dhe klasat e para të 9-vjeçares i ka hapur më 2018. Ndërsa gjimnazi është hapur në shtator 2021.

Institucioni përbëhet...

1 kampus modern prej 13 500 m2

Klasa moderne të pajisura me pajisje digjitale

1 mediatekë dhe 2 biblioteka

2 salla ngrënieje

1 sallë e madhe sportive

3 oborre të mëdha lojërash të sigurta

Ne punojmë që EFI të jetë gjithashtu një vend jetese, një mjedis dashamirës ku fëmijët tuaj do të kenë kënaqësi dhe dëshirë për të ardhur. Qoftë përmes mësimeve apo veprimtarive jashtëshkollore, ekipi pedagogjik dhe drejtoria e kanë për zemër të propozojnë një mjedis të respektueshëm dhe zhvillues në çdo çast. Për këtë, përtej diplomave dhe përvojës, ne kemi thirrur një ekip të motivuar, të hapur, të vëmendshëm dhe, gjithashtu, ndërkombëtar.
Cyrille Loffroy Drejtor i institucionit

Keni nevojë për më shumë informacion?

Jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar të gjeni shkollën më të mirë për fëmijën tuaj.