Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës
Aventura në EFIT
E themeluar më 2011, Shkolla franceze ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) është një institucion në zhvillim të plotë. Ajo pret sot 126 nxënës nga kopshti në ciklin e mesëm. Rritja e numrit të nxënësve është e dukshme që prej shumë vitesh (+20% më 2020).
E përuruar në shtator 2019, ndërtesa e saj e re ndodhet në një vend ideal në lagjen dinamike Tirana East Gate ku janë vendosur edhe shkollat e tjera ndërkombëtare të ngjashme. Mjediset e saj janë me hapësira të bollshme, të ndriçuara dhe të pajisura mirë.
EFIT është institucioni i vetëm francez i Shqipërisë i akredituar nga Ministria e Arsimit kombëtar francez deri në kursin e mesëm viti i 2-të (CM2). Duke nisur nga cikli i mesëm (klasa e 6-të), mësimdhënia mbështetet në kurset e Qendrës kombëtare të mësimdhënies në distancë (CNED), të dhëna në vend nga mësues asistentë pedagogjikë.
Shkolla bën pjesë në 522 institucionet e rrjetit të Agjencisë për mësimin e frëngjishtes jashtë shtetit (AEFE). I vetmi në botë, ky rrjet vërteton përputhshmërinë e mësimit me kërkesat e sistemit arsimor francez (programe, objektiva pedagogjike, rregulla të organizimit). Kështu, çdo nxënës i dalë nga EFIT mund të ndjekë shkollimin e tij në çdo institucion tjetër në Francë ose në rrjetin botëror të AEFE pa provim pranimi (me kusht që të ketë vend të lirë). Me ekipin e saj pedagogjik dinamik dhe të angazhuar, Shkolla synon t’i ofrojë çdo nxënësi njohuri dhe kompetenca të qëndrueshme dhe një shkollim të hapur ndaj Evropës dhe botës. Ajo kontribuon në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në një kuadër pedagogjik laik, gjumëgjuhësor dhe ndërkulturor.
Keni nevojë për më shumë informacion?
Jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar të gjeni shkollën më mirë për fëmijën tuaj.