Një publik shkollor për të kremtuar Molierin në Tiranë

NJË PUBLIK I SHUMTË

Pjesa teatrale e filmuar “Mashtrimet e Scapin” mblodhi një publik të madh dhe entuziast, të enjten, më 17 maj, në kinema Millenium. Kjo veprimtari u bashkë-organizua nga Aleanca Franceze dhe Ambasada drejtuar veçanërisht nxënësve të rinj të frëngjishtes që erdhën nga Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) dhe seksionet dygjuhëshe nga Durrësi dhe Tiranës. Ambasada përfaqësohej nga Atasheu i bashkëpunimit për gjuhën frënge, Jean-Luc Puyau.