ISD Romë

Aventura në ISD Romë

ISD është i vendosur në një kampus të jashtëzakonshëm prej më shumë se 5 hektarësh, në qendër të një hapësire natyrore të mbrojtur, që ndodhet në veri të qytetit. Ky mjedis i favorshëm për të studiuar dhe për mirëqenien e fëmijëve ofron një kuadër të hapur ndaj Evropës si dhe veprimtari të shumta shoqërore-kulturore dhe sportive.

Ai është i vetmi institucion francez në Evropë që u propozon një konvikt nxënësve që dëshirojnë të hapen me botën dhe të jetojnë një përvojë njerëzore pasuruese.

Institucioni, partner i AEFE, ofron programe mësimdhënieje të akredituara nga autoritetet akademike franceze dhe italiane dhe përgatit për diplomat franceze (dëftesë lirimi, maturë), italiane dhe ndërkombëtare (Terza Media, ESABAC, certifikimet Cambridge dhe tash e tutje IB).

Institucioni përbëhet...

160 klasa

2 biblioteka

1 sallë e madhe shfaqjesh, me studio teatri, muzike dhe vallëzimesh

1 sallë të teknologjive digjitale

1 mensë

1 zonë shëndet dhe mirëqenie

1 sallë sportive e brendshme me 1 fushë basketbolli dhe hendbolli

1 sallë lëvizshmërie

1 fushë futbolli dhe 1 pistë atletike

Instituti Ndërkombëtar Shën-Dominiku pret prej më se 60 vitesh nxënës të ardhur nga shumë shtete, nga kopshti në maturë, që dëshirojnë të ndjekin një shkollim francez kërkues dhe të hapur ndaj botës. Të shtysh derën e Shën-Dominikut do të thotë të ndjekësh një program ekselence akademike dhe të përfitosh nga një mbështetje e përshtatur sipas nevojave të secilit nxënës.
Benoît Bonnet Drejtor i institucionit

Keni nevojë për më shumë informacion?

Jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar të gjeni shkollën më të mirë për fëmijën tuaj.