PANORAMË E PËRGJITHSHME

EFI E TIRANËS

EFIT është institucioni i vetëm francez në Shqipëri i akredituar nga Ministria franceze e Arsimit kombëtar deri në kursin e mesëm viti i 2-të (CM2) apo klasën e pestë. Duke nisur nga 9-vjeçarja (klasa e 6-të), mësimdhënia mbështetet në programet e Qendrës kombëtare të mësimit në distancë (CNED), të dhëna në vend nga profesorë asistentë pedagogjikë. Për këtë arsye, të gjithë nxënësit e dalë nga EFIT mund ta vijojnë shkollimin e tyre në një institucion të rrjetit ODYSSEY jashtë shtetit ose në rrjetin botëror të AEFE pa pasur nevojë për provim pranimi

VLERAT THEMELORE

Shkollë franceze

e mbështetur mbi gjuhën, kulturën dhe programet akademike franceze.

Shkollë ndërkombëtare

ku shumëgjuhësia, shkëmbimi ndërkulturor, hapja ndaj botës dhe fryma e dialogut udhëheqin marrëdhëniet njerëzore.

Shkollë ku mësohet

ku e gjithë bashkësia edukative (mësues, nxënës, prindër) është e angazhuar për të përsosur vazhdimisht modelin e saj pedagogjik.

MISIONI & VLERAT EDUKATIVE

  • T’i përcjellë secilit prej nxënësve tanë një korpus dijesh themelore dhe një kulturë të përgjithshme, shtylla të zhvillimit intelektual dhe shoqëror.
  • Të zhvillojë cilësitë themelore, të tilla si dëshira për të mësuar, ndjenja e rigorozitetit, krijimtaria, fryma kritike dhe kërshëria.
  • Të hapë nxënësit tanë ndaj pasurive të botës duke i ballafaquar që në moshën më të vogël me praktikën e gjuhëve dhe shkëmbimet ndërkulturore.
  • Të nxjerrë në pah të gjitha format e talenteve.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.