PANORAMË E PËRGJITHSHME
EFI E TIRANËS
EFIT është institucioni i vetëm francez në Shqipëri i akredituar nga Ministria franceze e Arsimit kombëtar deri në kursin e mesëm viti i 2-të (CM2) apo klasën e pestë. Duke nisur nga 9-vjeçarja (klasa e 6-të), mësimdhënia mbështetet në programet e Qendrës kombëtare të mësimit në distancë (CNED), të dhëna në vend nga profesorë asistentë pedagogjikë. Për këtë arsye, të gjithë nxënësit e dalë nga EFIT mund ta vijojnë shkollimin e tyre në një institucion të rrjetit ODYSSEY jashtë shtetit ose në rrjetin botëror të AEFE pa pasur nevojë për provim pranimi
VLERAT THEMELORE
Shkollë franceze
e mbështetur mbi gjuhën, kulturën dhe programet akademike franceze.
Shkollë ndërkombëtare
ku shumëgjuhësia, shkëmbimi ndërkulturor, hapja ndaj botës dhe fryma e dialogut udhëheqin marrëdhëniet njerëzore.
Shkollë ku mësohet
ku e gjithë bashkësia edukative (mësues, nxënës, prindër) është e angazhuar për të përsosur vazhdimisht modelin e saj pedagogjik.
MISIONI & VLERAT EDUKATIVE
- T’i përcjellë secilit prej nxënësve tanë një korpus dijesh themelore dhe një kulturë të përgjithshme, shtylla të zhvillimit intelektual dhe shoqëror.
- Të zhvillojë cilësitë themelore, të tilla si dëshira për të mësuar, ndjenja e rigorozitetit, krijimtaria, fryma kritike dhe kërshëria.
- Të hapë nxënësit tanë ndaj pasurive të botës duke i ballafaquar që në moshën më të vogël me praktikën e gjuhëve dhe shkëmbimet ndërkulturore.
- Të nxjerrë në pah të gjitha format e talenteve.
Keni nevojë për më shumë informacion?
Ekipi i zyrës së regjistrimeve është në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.